Dy persona janë arrestuar dje në Isniq me dyshimin se kanë sulmuar dy të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK. Më tutje thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.