Lëng dredhëzash

Përvec shijes së jashtëzakonshme, dredhëzat janë edhe përplot vitamina, minerale e antioksidantë. Meqë jemi në sezonën e tyre poi u tregojmë se si mund të përgatisni lëng të shijshëm dredhëzash në kushte shtëpie.

Udhëzimet

Hapi 1

Dredhëzat lahen e pastrohen mirë.
Hapi 2

Pastaj miksohen, vendosen në një tenxhere, ua shtojmë dy litra ujë, limontosin dhe 250 gr sheqer.
Hapi 3

Kjo masë zihet në temperaturë të ulët, duke e përzier herë pas here, derisa të shkrihet sheqeri.
Hapi 4

Në momentin që lëngu merr valë, e ziejmë edhe për 5 minuta të tjera, por duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjis për tenxhere.
Hapi 5

Lëngun e freskët e zbrazim nëpër shishe të pastra të qelqit, të cilat për të mos pëlcitur, paraprakisht i ngrohim pak në furrë.
Hapi 6

Pas ftohjes, lëngu mund të qëndrojë deri në shtatë ditë në frigorifer.
Hapi 7

Nëse doni që atë ta ruani më gjatë, atëherë pas zierjes, lëngu duhet ftohur e më pas zbrazet në shishe plastike. Ruhet në ngrirje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme