Lëngjet e pemëve të cilat përmbajnë sheqer shtesë, në sasi të mëdha, janë shumë të rrezikshme për zemrën dhe dukshëm e rrisin rrezikun e sëmundjeve tjera, e vërteton një studim amerikan.
Hulumtuesit të cilët kishin vëzhguar 18 mije raste përgjatë 6 viteve, rezultatin e hulumtimit të tyre e kanë prezantuar në konferencën e Shoqatës Kardiovaskulare të Amerikës.
Ata kanë ardhur në përfundim se ata të cilët pinë me shumë se 6,8 decilitra lëngë me sheqer, rreziku për të vdekur prej zemrës apo sëmundjeve të tjera është dy herë më i madh, nga ata të që përdorin 3,4 decilitra.
Ata kanë shtuar se ky rezultat i hulumtimin e dëshmon se kontrolli ndaj sheqerit është shumë i rëndësishëm për organizëm.
Ata gjithashtu kanë thënë se pija e tillë i jep trupin një sasi të madh të sheqerit, gjë që trupi i njeriut e ka të rëndë ta absorboj.