Lenovo Z6 Pro i është bashkuar telefonave që kanë edicione të veçanta sipas brendeve të super-veturave.
Nënkryetari i kompanisë Lenovo ka publikuar një fotografi të Z6 Pro në edicion “Ferrari” në rrjetin social kinez Weibo, transmeton Koha.net. Ai nuk ka zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë smartfon.
Nuk dihet nëse ky smartfon përfshinë veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë. Po ashtu, nuk dihet nëse ky model i veçantë do të jetë në dispozicion për konsumatorë.
Gjithashtu, Lenovo Z6 Pro në pjesën e pasme ka edhe logon e brendit italian të super-veturave, Ferrari.
Një listë e shkurtër e telefonave në edicione të veçanta sipas super-veturave: Huawei Mate RS Porsche Design, Oppo Find X Lamborghini, OnePlus 6T McLaren dhe tani Lenovo Z6 Pro Ferrari Edition.