“Lërini të vajtojnë për humbjen e tyre”/ Gruaja vret 2-vjeçarin, del para gjykatës. Policia apel për personat që mund të kenë më tepër informacion

Një grua është akuzar për vrasje n e një djali të vogël vetëm 2 vjeç në North Yorkshire, në Britaninë e Madhe javën e kaluar. Mediat vendase raportojnë se vrasësja e vogëlushit Daniel James Hodgson Green do të dalë para gjykatës të hënën.


Pas vdekjes javën e kaluar, kryeinspektori në Policinë e Cleveland, Mattheë Hollingsëorth tha se ata “po luten për familjen e djalit dhe se humbja e tyre as nuk merret dot me mend”.

“Ne e dimë duke dëgjuar këtë incident shumë banorë vendas do të shqetësohen dhe duam të sigurojmë komunitetin se një ekip i përkushtuar detektivësh po kryen hetime të gjera”, shtoi kryeinspektori.

Më tej ai i ftoi qytetarët që mund të kenë informacion të mëtejshëm për krimin makabër t’Ia përcjellin policisë, në mënyrë që trë bëhet një dokumentim sa më shterues i ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme