Letër nga disa qytetarë të Tetovës për Bilal Kasamin

Në jemi disa qytetarë të Tetovës, lagjes së doktor Nexhbedin Kahremanit. Këtë letër e drejtojmë tek z.Bilal Kasami që organizoi protesta para ambulantës private të doktorit.

Atë ditë për ne ishte shumë keq kur pamë njerës që vijnë në lagjen tonë dhe uniforma të policisë, që shkaktoi frikë tek ne dhe fëmijët tonë.

Po ju drejtohemi juve z.Bilal Kasami, si organizatorë të atyre personave që erdhën aty , pse i detyruat ata të rinj të vijnë në lagjen tonë dhe nga ana tjetër policinë ? A do vini të kërkoni prap vota, me ndonjë parti tjetër tek ne ? A skeni mbare të drejtoheni tek doktor Nexhbedini në pronë private për interesa tujat personale dhe të ketë polici me na frigu edhe fëmijët tanë ?

A të vijmë edhe ne para shtëpisë tënde pse humbe zgjedhjet në Tetovë dhe të kërkojmë të largohesh krejt nga politika dhe mos dalish më në skenë se të votum për hatër të Nexhbedin Kahremanit për kryetar komune dhe ti humbe dhe na erdhe në lagje të krijojsh klimë të frigës ?

A ke nis me e sulmu me nivel kaq tulet lagjen tonë në Tetovë dhe kojshitë tonë tju krijojsh treme ? A ke nis kunder doktorit këtë fushatë, ku doktori ka reputacion te ne kur ty ste kemi njoft kush ije ? Ty të bëni të njofshëm Besa te ne, a doktori para se taj mos ekzistu njifet te ne ? Kur doktori ka kontribu për ne në lagjen tonë , taj ste kemi njoft o Bilal , që sot po na frikson ? Ne Besën e kemi votu për hatër të doktorit z. Bilal, ne kojshin dhe miqët tonë si lëm në baltë. Ne i besum doktorit kur na tha ta votojmë Besën, dhe për hatër të doktorit do e votojmë. Po ti, me cfar partia tash do vish të kërkosh vota në lagjen tonë ? Doktori kur ka kontribu në vitin 2001 me ambulantën e vet kur e ka pas ne Recicë t’vogël duke lën të cel për ushtarët e UCK-së, taj Bilal stë kanë njoft në anën tonë se ekziston. z. Bilal , si namazli që je, mos i hyn në hak njerzve të drejtë, se njerit të drejtë kur i bëhet padrejtësi dhe zullum , lutja e atij pranohet pa pengesa, ti po e bën këtë ndaj nesh kur na sjell njerëz të panjfshëm për ne në lagje. Ne do ta përkrahim doktorin me krejt cka kemi. Nëse edhe njëher bëni kshu punë, na tregoni që të dalim edhe ne, se spo ju frikohemi o Bilal. Skeni të drejtë të kërkoni asgjë nga doktori, se nga reputacioni doktorit në Tetovë, që kur ka pas reputacion në Tetovë, ty Bilal stë ka njoft as lagja jote, që se dimë a ke fitu a ke humb në lagjen tënde, ka marë vota doktori. Në të jetë hera e fundit që përmes dhunës po don me kalu në lagjen tonë. Në lagjen tonë,ka “kosovar”, ka “kasabalih ” ka edhe “malsorë”, ne po duam t’a mbajmë unitetin pa probleme, jo polici me na sjell këtu për interesa të ngushta pse don ti të bëhesh kryetar apo don doktori. Këtë s’na ka bë as Ali Ameti e as Menduh Thaci.

Me respekt

Disa banor të lagjes së Teteksit – Tetovë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme