LETRA/ Vendimi për Berishën, kongresmeni Zeldin i shkruan DASH: Dua informacion të detajuar

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, që gozhdoi një ditë më parë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në lidhje me vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i ka dërguar një letër Departamentit të Shtetit.

Ai kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për të marrë këtë vendim.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejet SHBA.

Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”.

Image

© SYRI.net