
Lëvizja BESA përmes një komunikate ka kritikuar ashpër partitë në pushtet LSDM dhe BDI, të cilat sipas Lëvizjes BESA për katër vite bashkëqeverisje vetëm kanë prodhuar kazino, bastore, tender për familjarët dhe kanë shkatërruar arsimin e zhvillimin ekonomik në vend.
“Maqedonia e Veriut po shkon drejt të ardhmes me plotë shpresë, dinjitet dhe stabilitet. Dje në Kuvend, kryesuesit e krimit dhe korrupsionit në vend i depozituan dorëheqjet e tyre. Ky është vetëm fillimi i fundit të krimit të BDI-së dhe LSDM-së të cilët për katër vite prodhuan vetëm kazino, bastore, tenderë për familjarët shkatërrim të arsimit, dështim në zhvillimin ekonomik dhe humbjen shpresës. Kjo Qeveri do të mbahet mend për Soravinë, zhvillimin e kumarit, pasurimin me para të qytetarëve të kompanive gruas së kryeministrit, fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit, zhvillimin e bizneseve serbe dhe ruse në vend si dhe dështimin në rrugën euro-integruese. Por, këto veprimeve kriminele të pushtetit, kontribuuan në unifikimin e frontit opozitar shqiptar dhe bashkimin e forcave të gjithë qytetarëve që janë kundër politikave shkatërruese në këto dy dekada. 8 maji po vjen dhe qytetarët do të vendosin për një të ardhur me plot dinjitet dhe ardhmëri të sigurt europiane”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.



