Lëvizja BESA bëhet gati për grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve për ligjet e PSP-së

Kryetari i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Çairit dhe anëtari i Këshillit Qendror, Bekim Saliu, për “Infoshqip” ka deklaruar se Lëvizja BESA po bëhet gati për grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve për ligjet e PSP-së – për rikthim në Kuvend të këtij Ligji.

“Nëse nuk përdoren mekanizmat tjera që kanë në disponim partitë parlamentare, për rikthim në Kuvend të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Ligjit për PSP-në, Lëvizja BESA do të fillojë aksion për grumbullimin e 10.000 mijë nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve, që këto ligje sërish të gjenden para deputetëve. Miratimi i ndryshimeve të këtyre dy ligjeve është me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë. BDI dhe PDSH është dashur të jenë iniciatorë, e jo pengues të miratimit të tyre. Apelojmë urgjentisht që këto dy parti, deri në përfundim të këtij mandati, të harmonizojnë qëndrimet e tyre me interesin e shqiptarëve që u kanë dhënë votën dhe me interesin e miqve tanë ndërkombëtarë, e jo me VMRO-DPMNE-në”, – ka theksuar Saliu i BESËS për InfoShqip.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme