Lëvizja BESA: E mbështesim protestën e nesërme për rastin e Almir Aliut

Duke gjykuar se, fatkeqësisht, sistemi gjyqësor në Maqedoni ende vazhdon të jetë diskriminues dhe jo i drejtë ndaj shqiptarëve, Lëvizja BESA konstaton se lirimi i vrasësit të Almir Aliut dhe mundësia e rikualifikimit të veprës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, paraqet edhe një shembull tipik të kësaj qasjeje.

Sidoqoftë, Lëvizja BESA – ashtu siç e ka ngritur zërin çdoherë kundër ndaj çdo padrejtësie – edhe kësaj radhe do të jetë gardiane e ngritjes së zërit shqiptar në Maqedoni, duke e mbështetur protestën për rastin e Almirit të vogël, e cila është paraparë të mbahet nesër (e mërkurë – 21 mars) në Shkup.

Nesër bashkërisht do t’i japim zë të fuqishëm protestës për Almirin, duke bërë që zëri ynë të jetë zëri i së drejtës në kohë dhe jo zë i vonesës, siç ishte vite me radhë nga ministrat e (pa)drejtësisë të regjimeve të kaluara”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, kryetar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme