Lëvizja BESA – Saraj: Shqiptarët e Dervenit duan ujë, jo premtime

Siç kemi reaguar shumë herë, duke pohuar se partia shqiptare në pushtet për vite të tëra vetëm e ka rrjepur popullin shqiptar në Maqedoni dhe e ka lënë në mjerim, duke e shkatërruar tërësisht jetën e shqiptarëve, gjë që shfaqet në të gjitha komunat ku ajo udhëheq me pushtetin lokal, dje për këtë na bindi edhe fshati Bukoviq. Jo se fshatrat e tjera janë më mirë, madje për ujë vuan një qytet i tërë si Tetova, por protesta e djeshme e banorëve Bukoviqit ishte edhe një argument më shumë për këtë derexhe, sepse ata ashtu si e kanë lënë pa kanalizim Hasanbegun e Haraçinën, që u përmbytën dhe me plot viktima, njësoj e kanë lënë pa ujë edhe Dervenin e Shkupit.

Të gjendur në këtë situatë, kur shqiptarët e Maqedonisë, pas 15 viteve pushtet të kësaj partie akoma e kanë çështje a do të kenë ujë dhe kanalizim, sepse temat e çerdheve, objekteve të shkollave dhe shtëpive të kulturës janë tema që kurrë nuk janë folur në këtë rajon, ne vetëm mund të konstatojmë se kjo parti në mënyrë të heshtur, por me agjendë, po e vret popullin shqiptar.

Prandaj, duke reaguar për këtë gjendje, e pyesim kryetarin e Komunës së Sarajit se a ka ende guxim dhe fytyrë t’u dalë para sysh banorëve të Sarajit? Një fshat që e ka burimin e Rashçes vetëm 5 km larg dhe digjet për ujë, i ngjason proverbit “Fshati digjet, plaka krihet”, që në përkthim i bie se, derisa fshatrat e Sarajit digjen për ujë, ai bën qejf nëpër banesat e veta nëpër Shkup.

Në fund Lëvizja BESA – Saraj deklaron se synimi parësor i joni mbetet mirëqenia e qytetarëve dhe ky do të jetë angazhimi jonë parësor, qoftë në pushtetin lokal ose qendror.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme