Lëvizja Demokratike ka akuzuar Bujar Osmanin se ka kohë për siç thotë pazare të pista politike me Gruevskin, por nuk ka kohë për Kosovën. Sipas Lëvizjes Demokratike, çuditërisht, rreth ngjarjes shumë të rëndë në Kosovë, nuk ka asnjë veprim nga ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut i cili njëkohësisht është edhe kryesues i OSBE-së.
“Derisa Bujar Osmani ka kohë që të shëtisë çdo cep të botës, e në shumë raste të bej edhe vizita jo produktive, ai nuk e shef të arsyeshme të shkoj deri në Prishtinë e të takoj zyrtarët kosovarë në shenjë përkrahje në këtë moment kaq të rëndë për shtetin e Kosovës. Bujar Osmani edhe më shumë ka arsye për të vizituar Kosovën e sulmuar nga terroristët serb sepse tërë kohën krekoset se është kryesues i OSBE-së. Por, ka të paktën dy arsye të mundshme pse nuk e bën këtë. Njëra arsye quhet “Pacient”, ndërsa tjetra është se nuk ka kohë të merret me atë për të cilën paguhet nga paratë e qytetarëve sepse është i zënë duke bërë pazare të pista politike me politikanin e tij të preferuar Nikolla Gruevski”, tha Astrit Iseni, Lëvizja Demokratike. /Alsat.mk