Lëvizja Demokratike: Masat anti-krizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

Lëvizja Demokratike (LD) masat anti-krizë të Qeverisë i vlerëson si një teatër, sipas kësaj partie varfëria tek qytetarët sa vjen e rritet.

“Derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë. Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim:

• Asnjë masë ekonomike nuk mund ti kontrollon çmimet e produkteve e të ul inflacionin në periudhë 45 ditëshe pra nevojitet që masat të jenë nga 6 muaj deri në 1 vit.

• Çka do të ndodh kur në kulmin e dimrit masat do të përfundojnë e qytetari do të përballet me rritje të pakontrolluara të çmimeve të produkteve ushqimore, rrymës, druve, peletave.

• A po mundohet qeveria ti qetësoj qytetarët me masa artificiale që mos të dalin në protesta, pas paralajmërimeve nga shumë sektorë?”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike.

Nga Lëvizja Demokratike kritikojnë ministrin e Financave dhe atë të Ekonomisë, Besimi e Bekteshi të cilët vijnë nga radhët e BD-së si të paaftë për të menaxhuar situatën me inflacionin.

“E gjithë kjo situatë dëshmon se as ministri i Financave Besimi as i Ekonomisë Bekteshi nuk kanë kapacitet për ta menaxhaur situatën me inflacionin. Sepse, ngrirja e çmimeve ndodh vetëm në raste krizash të jashtëzakonshme, siç ishte rasti me pandeminë ose kriza energjetike. Derisa Qeveria eksperimenton me masa në vazhdimësi, konstatojmë se fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë për 46 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe me këtë qytetarët dita ditës do të vazhdojnë të varfërohen”, thuhet në njoftimin e LD-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme