Lëvizja Politike ofron “Shkollë falas për deputetë”

Me moton “Shkollë falas për deputetë”, organizata Lëvizja Politike e cila u themelua pikërisht në ditën kur u formua Qeveria e Kosovës, mbajti aktivitetin “Të mësojmë pak se boll doktoruam” thënie nga publicisti Kim Mehmeti, raporton Ekonomia Online

Me një improvizim të klasës, e në bankë të vendosur abetaren, një fletore me laps e gomë, Lëvizja Politike dëshiron t’i jap mesazh deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të përfaqësojnë popullin në mënyrë të dinjitetshme.

Qëndrim Gashi nga kjo lëvizje tha se karrigia është e rezervuara për të zgjedhurit e popullit.

“Me këtë dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh deputeteve të zgjedhurve të popullit që t’i përfaqësojnë ata në mënyrë të dinjitetshme dhe të merituar për atë punë janë të thirrur dhe ta kryejnë punën si më së miri”, tha ai.

Blendon Arifi, tha se aktiviteti i tyre është bazuar duke pa gabimet e deputetëve, raporton EO.

“Ky aktivitet  është bazuar në ngjarjet e fundit që po ndodhin dhe shohin gjithë populli në institucionin më të lartë të Kuvendit, ku deputet kanë filluar të bëjnë gabime shumë fillestare që nga leximi dhe kanë filluar me recituar”.

“…dëshirojmë që ata të jenë me serioz të përfaqësojnë popullin dinjitetshëm dhe të mos bëjnë hajgare se Kosova nuk është hajgare”, tha ai.

Ndërsa, Bekim Ibishi, tha se pas këtij aktiviteti synojnë që të arrijnë qëllimet që deputetë t’i evitojnë gabimet ne seanca, raporton EO.

“Mos të dalin të flasin me letra mos të flasin broçkulla. Është qëllimi mi nxit me punuar për interes qytetar dhe mos me bë hajgare”.

“Secili deputet që e vesim thotë jam me master e doktoratura dhe profesor  edhe bën gabime elementare, kjo është e pafalshme”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme