Në Policinë e Shtetit janë bërë disa ndryshime në rang komisariatesh.
Kështu, raportohet se në Lezhë ka shkuar shef komisariati Agim Hoxha, i cili do të zëvendësojë Behar Cakën, pasi ky i fundit është transferuar në DPPSh.
Ndërkohë në Lushnje është emëruar shef komisariati Edmond Pjetri në vend të Agim Bashës, i cili ka shkuar në Akademinë e Policisë.