Lezha e përmbytur, Agron Gjekmarkaj publikon pamjet dhe bën apelin: Situata e vështirë! Institucionet shtetërore të vijnë në ndihmë

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga Lezha e përmbytur për shkak të motit të keq.


Ai theksoi se banorët e përmbytur në disa zona të Lezhës është e vështirë. Ligjvënësi demokrat i bëri thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve.

“Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë.

I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan Gjekmarkaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme