Lezhë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, shoferja në gjendje të rëndë në spital

Një automjet ka humbur kontrollin e për pasojë është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç.


Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesja e mjetit. Ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme