LG ka njoftuar se ka nisur një bashkëpunim me Here Technologies për të zhvilluar një gjeneratë të teknologjisë për veturat autonome.
Zgjidhja do të jetë kombinim i teknologjisë së LG-së me të dhënat e hartave dhe lokacioneve nga Here.
Kompania ka thënë se kur të përfundohet zhvillimi i kësaj teknologjie, ajo do të luajë rol të madh në zhvillimin e automobilizmit në të ardhmen.
Në të do të përdoren kamerat, radarët dhe informatat tjera nga rruga përmes lidhjeve veturë-veturë për të ndihmuar vetëvozitjen.
Here është aplikacion i hartave që dikur ishte pjesë e Nokias. Në vitin 2015 ajo u ble nga një konsorcium i kompanive automobilistike, përfshirë Audin, BMW-në de Daimlerin.
© KOHA.