LGBT në shkolla, komunitetet fetare reagojnë ashpër: Qeveria të kërkojë falje, po manipulohet rinia

Në debatin e ndezur kohët e fundit në Shqipëri për vendimin e qeverisë që i ka hapur rrugën komunitetit LGBT për të realizuar orë të hapura bashkëbisedimi dhe këshillimi në gjimnazet e Tiranës mbi fenomenin e bulizmit, janë përfshirë edhe komunitetet fetare.

Të katër komunitetet fetare janë të unifikuara në qëndrimin e tyre duke shprehur shqetësimin për atë që ata e cilësojnë propagandim dhe indoktrinim që po i bëhet brezit të ri nga organizatat LGBT, në kundërshti me ligjet dhe programet mësimore.

Përfaqësues të katër besimeve thanë se mbështesin aktin moral të drejtoreshës së shkollës ‘Sami Frashëri’ ndërsa i benë thirrje qeverisë të anulojë vendimin e marrë si dhe të kërkojë ndjesë publike.
Ndërkohë as qeveria dhe as ministria e linjës nuk po reagojnë në lidhje me çështjen si një tentativë për të shuar debatin e nxehtë që ka përfshirë thuajse të gjithë shoqërinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme