Ministria e Integrimit Evropian (MIE) në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka sqaruar procedurat e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
“Hapat e ardhshëm në këtë proces janë gjashtë pika, si në vijim: 1. Fillimi i negociatave për plotësim-ndryshim e Rregullores 539/2001 në mes tri institucioneve kryesore të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian; 2. Miratimi i Rregullores në seancën plenare të Parlamentit Evropian; 3. Miratimi i Rregullores nga Këshilli i Ministrave; 4. Ceremonia e nënshkrimit; 5. Publikimi në gazetën zyrtare; dhe 6. Hyrja në fuqi”, sqaron MIE-ja.
Edhe ministrja, Dhurata Hoxha disa herë është shprehur e sigurt se vizat do të hiqen brenda këtij viti.