Kryeprokurori Lumezi, iu ka dhënë detyra të reja dhe ka kërkuar nga të prokurorëve e policisë që t’i koordinojnë veprimet e tyre për trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë me prioritet nga Prokurori i Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e rasteve të korrupsionit.
Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është mbajtur sot takimi me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtorin e Departamentit të hetimeve, Riza Shillova, Drejtorin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, Drejtorin e Divizionit për Krime të Rënda, Fehmi Hoti si dhe Shefin e Task Forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri, ku kanë diskutuar lidhur me shenjëstrimin e rasteve të nivelit të lartë për liberalizim të vizave.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi, iu ka dhënë detyra të reja dhe ka kërkuar nga të lartcekurit që t’i koordinojnë veprimet e tyre për trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë me prioritet nga Prokurori i Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e këtyre rasteve.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se me qëllim të ngritjes së efikasitetit Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar raportim të rregullt lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, që janë duke u trajtuar nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, transmeton Express.
Kryeprokurori Lumezi, është i vendosur në zgjidhjen sa më të shpejtë të gjitha këtyre rasteve e veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave.