Liburn Aliu kandidati i ardhshëm i Vetëvendosjes në garën për Prishtinën?

Deklarimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti se ai nuk e di nëse do të kandidojë për një mandat të dytë për të udhëhequr me kryeqytetin kanë nxitur opinionin të spekulojë lidhur me kandidatin e mundshëm eventual të Lëvizjes Vetëvendosje në garën e ardhshme për Prishtinën.

Portali Sakte.net nga burime të sigurta mëson se një emër tjetër i fuqishëm nga radhët e kësaj Lëvize politike shihet si mundësi për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas këtij burimi të mirëinformuar, kushdo që të jetë në garë për kryeqytetin në të ardhmen, është e qartë se ai do të zotohet dhe punojë për jetësimin e Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! “Mund të jetë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, e mbase edhe Librun Aliu i cili ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në ndaljen e krimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërtimeve por edhe në reformimin e tërësishëm të sektorit të urbanizmit. Por, mund të jetë edhe ndonjë kandidat tjetër që do të merr pëlqimin e strukturave të Lëvizjes”, ka thënë ky burim për portalin Sakte.net.

Përndryshe, Liburn Aliu kishte fituar përkrahje të konsiderueshme në zgjedhjet parlamentare dhe kishte grumbulluar votat e duhura si deputet, mirëpo ai sikundërse edhe nënkryetari Dardan Sejdiu, hoqën dorë nga pozita e deputetit për të vazhduar me punën e tyre në Komunën e Prishtinës. Liburn Aliu, gjithashtu, është edhe njëri ndër tre themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme