Liburn Aliu tregon se si mund të hapet rruga e bashkëpunimit VV – PDK

Liburn Aliu, anëtarë i kryesisë dhe drejtor në Komunën e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se do të ishte më mirë që PDK-ja ta pranon vërtetësinë e letrës së Sami Lushtakut se sa të ju vërsulej deputetëve të VV-së.

Aliu gjithashtu tha se duhet të marren hapa konkrete kundër atyre veprimeve të cekura në letrën që lexoi deputeti Konjufca gjatë seancës së jashtëzakonshme dje. /portaliks.com/

Ja edhe postimi i plotë i Aliut:

Edhe Nuredin Lushtaku, edhe Kadriu e edhe deputetet e tjere te PDK-se, jane te vetedijshem per vertetesine e letres se Sami Lushtakut dhe u dhemb leximi i saj ne Kuvend.

Reagimi i tyre ne panik e siper verteton kete. Perndryshe ata do te ishin te qete dhe cinik si zakonisht. Ata iu sulen Glaukut dhe deputeteve te Vetevendosjes ne ate menyre vetem se po i brente diskutimi i metejme publik, te cilit i druanin.

E mira do te ishte qe vertetesia e asaj letre te pranohej publikisht dhe te ndermerrej hap konkret brenda PDK-se kundrejt atyre veprimeve te cekura ne leter. Kjo do hapte rruge per bashkepunim ne mbrojtje te vlerave te UCK-se.

Kesisoi me vazhdim te farses ne kuvend do riperseriten seancat e tilla edhe ne te ardhmen, ku PDK, synon nje lloj rehabilitimi para elektoratit te vet te zhgenjyer pasi do te riperseriten edhe arrestimet dhe denimet, ashtu pa fakte.