Licht: Kosova ka shpallur pavarësinë, as nuk mund të imagjinohet të jetë pjesë e Serbisë

Kryetarja e Fondit të Beogradit për politikë Sonja Licht, thotë se për ata që shprehen për “ngrirjen” e problemit të Kosovës, është krejtësisht njëjtë se çfarë do të ndodhë me Serbinë.

Në intervistë për javoren serbe “Novi Magazin”, ajo ka vlerësuar se me kalimin e kohës është forcuar “obsesioni kokëfortë se është mirë që konflikti të ngrihet” dhe pritjet se do të fitojnë diçka në një largësi të ardhme.

“Shtyrja do të sillte deri tek ajo që tash po luftojmë me mendime jo reale. E dimë de-facto marrëveshjen e Kumanovës dhe pastaj de-jure kur në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe u bë shtet i pavarur, dhe është e vështirë të imagjinohet që Kosova të jetë pjesë e Serbisë. Të gjithë e dimë këtë, është e vështirë të thuhet, ka shumë emocione,” tha ajo.

Sipas saj, në Interes të Serbisë është që Kosova të jetë shoqëri normale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme