Liderë që as katundi ku kanë lindur nuk i voton

Disa nga kandidatët për deputet si dhe për kryeministër humbën zgjedhjet edhe në vendlindjen e tyre

Peçani i Suharekës është vendi prej ku ai vjen.

Por bashkëfshatarët e tij, nuk i dhanë mbështetje kandidatit për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj.

Në këtë fshat të vogël të Suaharekës, me tri qendra të votimit, banorët e Peçanit votuan më shumë për Lëvizjen Vetëvendosje sesa Partinë Demokratike të Kosovës.

Në tri qendra të votimit PDK-në e votuan vetëm 169 persona, ndërkaq Vetëvendosjen 297 të tjerë.

Pos Hoxhajt duket se edhe bashkëfshatarët e Avdullah Hotit nuk votuan për partinë ku Hoti bënte pjesë.

Në Ratkoc të Rahovecit LDK-ja pësoi humbje me vetëm 336 vota për ta.

Në katër qendra të votimit 461 persona votuan për Vetëvendosjen duke e bërë parti fituese.

E është edhe dikush tjetër që ka humbur zgjedhjet në vetë fshatin e tij.

Ai është nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu që vie nga Bradashi i Podujevës.

Ndonëse dikur ishte edhe bastion i LDK-së, por tashmë Vetëvendosja e ka marrë edhe këtë fshat.

578 persona votuan për Vetëvendosjen, e për LDK-në vetëm 395 persona.

Por fshati që çuditi të gjithë është Cërci i Istogut.

Ky është fshati ku ka lindur ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Madje që nga pas lufta fituese në zgjedhje ka dalë vetëm LDK-ja.

Por në zgjedhjet e 14 shkurtit vetë bashkëvendësit e Rugovës nuk votuan për LDK-në.

Vetëvendosja doli fituese me 47.5% të votave, ndërsa LDK-ja kishte 31.75%

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme