Zyrtarët evropianë ishin mes të parëve që reaguan për zgjedhjen e kandidatit të qendrës Emmanuel Macron në presidencën franceze duke përshëndetur një fitore për Evropën, më pas presidenti amerikan e përshendeti për fitoren e thellë.
– Bashkimi Evropian
“Francezët kanë zgjedhur një të ardhme evropiane”, theksoi sot në mbrëmje presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një mesazh urimi për Emmanuel Macron në rrjetin social Twitter.
“I lumtur që francezët zgjodhën një të ardhme evropiane”, deklaroi Juncker ndërkohë që presidenti I Këshillit Evropian, Donald Tusk përshëndeti vendimin e francezëve në mbështetje të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë.
Ndërkohë Juncker u shpreh optimist se bashkëpunimi me presidentin e ri do të jetë i frytshëm për të çuar përpara një Evropë që mbron qytetarët e saj.
“Ne mbështetemi në një Francë në zemër të Evropës për të ndryshuar së bashku BE-në”, theksoi presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani duke përshëndetur Emmanuel Macron.
– Gjermania
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot zgjedhjen e Emmanuel Macron si president i Francës duke e cilësuar si një lajm të mirë për Evropën.
“Urime! Fitorja juaj është një fitore për një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe për miqësinë franko-gjermane”, theksoi zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert
Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel e ka parë suksesin e tij përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen si shenjë që Franca ka qenë, është dhe do të mbetet në qendër dhe në zemër të Evropës.
– Britania e Madhe
“Kryeministrja britanike përshendeti Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale franceze”, deklaroi zëdhënësi i May.
“Franca është një prej aleatëve tanë më të afërt dhe ne jemi të lumtur të punojmë më presidentin ë ri”, shkruan zëdhënësi në një komunikatë.
– Greqi
“Fitorja e kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze është një frymëzim për Francën dhe Evropën”, theksoi kryeministri grek, Alexis Cipras në një mesazh në rrjetin social Twiter.
“Jam i sigurt se do të punojmë së bashku dhe ngushtë”, shtoi Cipras.
– SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot Emmanuel Macron për fitoren bindëse gjatë zgjedhjeve presidenciale francize.
“Përshëndetje për Emmanuel Macron për fitoren e thellë si president i ardhshëm i Francës”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter presidenti amerikan.
“Pres me padurim të punoj me të!”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë, shprehu vullnetin për të punuar me presidentin e ti dhe se do të vazhdonte bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë franceze.
– Ukrainë
Presidenti ukrainas, Petro Porochenko përshëndeti Macron nëpërmjet një mesazhi në Twitter duke e gjykuar fitoren e tij si një shprehje e rëndësishme e besimit të francezëve për Evropën e bashkuar.
– Itali
“Rroftë Macron President. Një shpresë shfaqet në Evropë”, shkruan kryeministri Italian, Paolo Gentiloni në Twitter.
– Spanjë
“Të bashkëpunojmë në Francë dhe ne Spanjë për një Evropë të qendrueshme, më me prosperitet dhe më të integruar”, shkruan kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.
– Belgjikë
Kryeministri belg, Charles Michel theksoi se me zgjedhjen e Macron u refuzua hapur një projekt i mbushur me rreziqe për Evropën që triumfoi këtë mbrëmje.
Në një mesazh të rrallë, Pallati Mbretëror dërgoi përshëndetjet e tij për Emmanuel Macron. “Pjesa më e madhe e francezëve u shprehën për një Franë në Evropë”, shkruan ai në Twitter.
– Brazil
“Përshëndes Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale francize”, shkruan në twiter presidenti Brazilian, Michel Temer.
– Izrael
Kryeministri, Benjamin Netanyahu përshëndeti Macron dhe theksoi se terrorizmi islamik është një prej kërcënimeve për mbarë botën.
“Franca dhe Izraeli janë aleatë prej shumë kohësh dhe jam I bindur se marrëdhëniet tona do të forcohen”, theksoi Netanyahu.