Liderët e LEN-it mirëpresin vendimin e Taravarit

Kanë reaguar e edhe liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim. Kasami, Mexhiti dhe Gashi kanë mirëpritur vendimin e Taravarit duke shoqëruar komentet e tyre në rrjetet sociale me një foto të përbashkët nga takimi i fundit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar shkurt duke shkruar: Fuqia qëndron në bashkim. I ngjashëm ishte edhe reagimi i kreut të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Ai thekson se fryma e bashkimit ndryshimin e shumëpritur. Ndërkohë kreu i Alternativës, Afrim Gashi thotë se vendimi i kryetarit të ASH-së, i cili e dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe u rreshtua me opozitën shqiptare, është vula e fundit e dëshmisë se më 8 maj vjen ndryshimi edhe për shqiptarët në Maqedoni të Veriut. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme