Në fotografitë e takimit historik ndërmjet presidentëve të dy koreve, Kim Jon-un të Koresë së Veriut dhe Moon Jae-in i Korse së Jugut, shihet se ky i fundit ka shtat më të gjatë, me gjithë stilin e famshëm të flokëve të Kim.
Sipas të dhënave zyrtare të Koresë së Veriut, Kim Jong Un është i gjatë 170 cm, por duket se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe ai është së paku 5 centimetra më i shkurtër, transmeton GazetaMetro.net
Takimi historik i 27 prillit ndërmjet drejtuesve të dy koreve e zbuloi fshehtësinë që Kim e mbajti një kohë të gjatë.
Nga fotografitë e takimit shihet se Kim është më i shkurtër se Moon, i cili është vetëm 167 cm i gjatë.
Kjod do të thotë se diktatori koreano verior është maksimalisht 165 centimetra i gjatë, apo 5 centimetra më i shkurtër se sa të dhënat zyrtare të shtetit të tij, edhe atë duke llogaritur frizurën e tij e cila ia shton pakëz gjatësi.
Në takim, asnjëri prej liderëve nuk mbathi këpucë më të larta se sa ato të zakonshmet për meshkuj.
Shtatlartësi e meshukjve të dinastisë Kim është një temë e ndjeshme në Korenë e Veriu. Babai i liderit të tanishëm, Kim Jong Il, ishte vetëm 158 cm i gjatë dhe mbathtë këpucë kubaneze me taka të larta, për tu dukur më i madh.
Për shtatgjatësinë Kim kishte folur edhe Donald Trump vitin e kaluar kur pati polemika ndërmjet këtyre dyve.
“Pse të më lëndojë Kim Jong Un duke më quajtur plak? Unë nuk do e quaja shtatshkurtër dhe trashullak”, kishte shkruar Trump në Twitter.
Pastaj Trump e quajti Kim’in edhe ‘raketaxhiu i vogël’, por këto thirrje tashmë i kanë lënë prapa, ndërsa pritet të takohen së shpejti, ndërsa kanë filluar të përmirësohen marrëdhëniet.
Por, sa janë të gjatë liderët e tjerë botërorë?
Ashtu si Kim, edhe Trump është akuzuar se gënjen për shtatgjatësinë. Në patentshoferin e tij të vitit 2012 shkruan se është i gjatë 187 cm, por mjeku i tij në raportin mjekësor në janar të këtij viti kishte shkruar 190 cm.
Nga fotografitë ku Trump shihet përkrah ish presidentit Barack Obama, i cili ishte 185 cm i gjatë, vërehet qartë se Trump nuk është 190 cm i gjatë.
Sidoqoftë, Donald Trump është më i gjati ndër liderët botërorë, kurse Kim më i shkurtri, duke pasur gjatësi të njëjtë me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Presidenti rus Vladimir Putin është 170 cm i gjatë, ai i Kinës Si Jinping ka 175 cm kurse presidenti francez Emanuel Macron 177 cm. /gazetametro.net