Liderja e Britanisë mbërrin në Arabi: E refuzon kodin e veshjes, s’e vesh shaminë (Foto)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i është shmangur kodit të rreptë të veshjes të grave në Arabinë Saudite, duke zbritur nga aeroplani t’u i shfaq flokët teksa liderët sauditë e priten në aeroport.

 

Kryeministrja ateroi në aeroportin e Riadit për t’u takuar me Princin e Kurorës dhe zyrtarë të tjerë duke mos veshur shami në kokë, pasi që më herët kishte thënë se do të bëhej model i grave të shkelura në Arabi Saudite, transmeton Express.

Ajo ndoqi hapat e figurave të tjera politike, përfshirë Hillary Clintonin dhe Michelle Obama, të cilat kishin refuzuar që t’i bindeshin kodit të veshjes së grave.

Arabia Saudite imponon një kod konservator të veshjes në vende publike, i cili u kërkon grave që të veshin mantel të gjatë dhe t’i mbulojnë flokët, në përputhje me ligjet tjera që përfshijnë edhe sistemin e kujdestarisë që ua kufizon lëvizjen grave dhe ndalesën e vozitjes për gratë, por vizitorët e huaj nuk e ndjekin gjithmonë këtë protokoll.

May ka thënë se shpreson se do të jetë inspirim për gratë e shtypura në Arabi Saduite duke u treguar njerëzve atje se çfarë mund të arrijnë gratë./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme