Lidhet me procesin zgjedhor? Dumani për operacionin me Italinë: Data e ndërhyrjes është përcaktuar në mënyrë të koordinuar, nuk ka të bëjë fare

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka sqaruar se operacioni i fundit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, që çoi në goditjen e një grupi të madh kriminal me bazë në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.


I pyetur nga gazetarët për kohën e ndërhyrjes dhe nëse zgjedhjet kishin ndikuar në vonesën e operacionit, Dumani theksoi se data e ndërhyrjes është përcaktuar në mënyrë të koordinuar me autoritetet italiane.

Dumani: Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme