Dalin në dritë detaje të reja nga dosja në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që përforcojnë afrimitetin dhe miqësinë e ngushtë me bosët e inceneratorëve Mirel Mërtirin e Klodian Zoton.
“Rezulton se në vitin 2017, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar edhe metodat e posaçme të hetimit siç janë ato të përgjimit telefonik.
Atij i kërkojnë që të lajmërojë shtetasin Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni, teksa personi që prezantohet me emrin “Klodi” është Klodian Mërtiri që ka ndryshuar në Mirel Mërtiri.
Shoferi: 520: O Zoto!
Mërtiri: 456: O Gono!
520: Çfarë bën?
456: Klodi jam, Klodi!
520: A, Klodi je o vlla?
456: E ça bëre ti lale?
520: Mirë.
456: Ore s’e kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap
520: Të të marri këtu?
456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon.
520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni.
456: E mirë vëlla, mirë.
456: Si ka qenë ai?
520: Mirë, po ja është në mbledhje, s’e kam takuar fare që nga ora 11.
456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?
520: Po mirë, içik presion rrugës, u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.
Më tej, nga biseda kuptohet se dy personat në komunikim, interesohen edhe për çështjen e aksidentit të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku udhëtonin Mirel Mërtiri e Arben Ahmetaj që mbetën të plagosur.
Mërtiri 456: Po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?
Shoferi 520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.
© SYRI.net