“Lidhje e mundshme mes vaksinës Pfizer dhe sëmundjes së zemrës “

Ministria Izraelite e Shëndetësisë njoftoi sot se ka identifikuar një numër të vogël të rasteve të inflamacionit në muskujt e zemrës tek njerëzit e vaksinuar me Pfizer kundër covid-19, kryesisht burra të rinj, raportojnë mediat e huaja.

Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se ka vërejtur një rritje të incidencës së miokarditit tek personat që kanë marrë vaksinën krahasuar me shifrat që kompania kishte parashikuar për popullatën.

Në Izrael, nga dhjetori 2020 deri në maj 2021, 275 raste të miokarditit u identifikuan midis 5 milionë njerëzve të vaksinuar, tha Ministria e Shëndetësisë, duke njoftuar rezultatet e studimit që bëri mbi këtë çështje.

Shumica e pacientëve me infarkt miokardi kaluan katër ditë në spital dhe 95% e rasteve ishin të lehta, sipas hulumtimit të kryer nga tre ekipe specialistësh.

Sipas hulumtimit, “ekziston një lidhje e mundshme midis dozës së dytë të vaksinës (Pfizer) dhe shfaqjes së miokarditit tek burrat e moshës 16 deri në 30 vjeç”.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, reaksioni ishte më i përhapur tek burrat e moshës 16 deri në 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera.

Pfizer tha në një deklaratë se ishte në dijeni të rasteve të miokarditit të raportuara në Izrael, duke theksuar se nuk ishte identifikuar asnjë lidhje shkakësore midis vaksinës dhe gjendjes.

Efektet anësore po hetohen tërësisht dhe Pfizer po takohet rregullisht me Shërbimin e Sigurisë së Vaksinave të Ministrisë së Shëndetit Izraelit për të rishikuar të dhënat, shtoi kompania farmaceutike.

Një ekip këshillues nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandoi në maj që të hetojë më tej lidhjen e mundshme të miokarditit me vaksinat mRNA si ato të Pfizer dhe Moderna.

Rreth 55% e popullsisë së Izraelit është plotësisht e vaksinuar kundër covid-19.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme