Lidhjet e familjes presidenciale amerikane me Kosovën

Beau Biden që u nderua sot nga Kosova nuk ishte i panjohur as për liderët e Kosovës në vitin 2001.

Biden në atë kohë kishte ardhur për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkë me babanë e tij, në atë kohë, senatorin Joe Biden, ishte takuar me ish-presidentin Ibrahim Rugova e liderët partiakë të asaj kohe, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Prandaj lidhja e presidentit amerikan Biden me Kosovën tejkalon edhe atë zyrtare.

Nga Sarajeva e dalë nga lufta erdhi në Kosovën që sapo e kishte fituar paqen. Liderin e parë kosovar që e takoi ishte Ibrahim Rugova. Në vizitën e vitit 2001 pas Rugovës Joe Biden takoi edhe liderët Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Për këtë të dy Biden kishte një porosi kur u prezantoi djalin e tij Beau: ‘Kujdesuni për të sepse ky jeton tani në Prishtinë’, u kishte thënë Biden.

Viti 2009 e riktheu edhe një herë në Kosovë, Joe Biden. Këtë herë si zëvendëspresident. Ai solli mesazhe të qarta nga Shtëpia e Bardhë në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Djalin e tij Beau, Biden më 2001 ia kishte lënë amanet Kosovës e kur u kthye më 2016 në Kosovë, Joe Biden gjeti kujtimet më të mira për të.

Kjo pasi Beau nuk e kishte mposhtur një sëmundje të rëndë dhe kishte vdekur. Por edhe në Kosovë u nderua me emrin e rrugës afër objektit për të cilin babai i tij pati thënë se është vetë Amerika.

Këta ishin tre vizitat e tashmë presidentin amerikan Joe Biden në Kosovë i cili është mik i madh i shqiptarëve./RTK

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme