Lidhjet e Hashim Thaçit dhe PDK’së me milionat e PTK’së

Asnjë procedurë kontraktuese ndërmjet PTK-së dhe Dardafon.net nuk është kryer pa pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mes njerëzve që kanë hise të madhe është edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi.

Thaçi ishte përmendur në vitin 2011 si njeriu kryesor nga Shyqyri Haxha që kishte ushtruar presion për nënshkrimin e një kontrate për themelimin e kompanisë virtuale të telefonisë mobile “Z-Mobile”, asokohe pronë e vëllezërve Shkëlqim dhe Blerim Devolli.

Detajet e këtij presioni i kishte zbuluar ish-drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, gjatë intervistimit nga hetuesit e EULEX-it që po hetonin këtë kontratë të cilësuar si të dëmshme për ndërmarrjen publike, e cila fitonte vetëm 22 për qind. Më vonë, kontrata ishte ndryshuar në favor të PTK-së, që i jepte asaj 27 për qind të fitimit.

Presioni i Thaçit mbi drejtorin e PTK-së, ishte zbuluar nga ish-prokurori i EULEX-it, Joachim Stollberg gjatë intervistimit të Haxhës në cilësinë e të dyshuarit.

Dëshmia e Haxhës

Haxha u kishte thënë hetuesve të EULEX-it se ishte detyruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi që ta nënshkruante kontratën me kompaninë Dardafon.net.

Por disa muaj më vonë gjatë intervistës që i ka dhënë prokurorit në cilësinë e të dyshuarit për tri vepra penale, Shyqyri Haxha nuk e kishte përmendur presionin e ushtruar nga Thaçi.

Pasi prokurori ia kishte lexuar të drejtat dhe ishte pyetur për shumë çështje nga jeta personale deri në ditën e ardhjes në krye të PTK-së, prokurori special i kishte pyetur Haxhën për këtë presion.

“Gjatë hetimit ju keni thënë hetuesve të EULEX-it se keni pranuar një telefonatë nga Hashim Thaçi gjatë së cilës ai ju ka ‘inkurajuar’ që ta nënshkruani kontratën me Dardafon.net. Ju lutëm shpjegojeni këtë”, i kishte thënë prokurori ndërkombëtar.

Haxha ishte bërë sikur për herë të parë po e dëgjonte këtë

“Kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë”, kishte thënë Haxha, ani se nuk e kishte mohuar kontaktin me kryeministrin.

“E kam thirrur Hashim Thaçin kur jemi përballur me problemin e Ardianit (Shatkut v.j.) Adi Sparkes (Ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë v.j.) më sugjeroi ta thërrisja Thaçin. E thirra dhe i tash se imazhi i kompanisë po dëmtohet sepse kemi mësuar se dy aksionarë kanë probleme. Ai më tha se ky nuk ishte problemi i tij dhe se unë duhet ta zgjidhja atë. Ai nuk deshi të përfshihej në këtë”, i kishte thënë Haxha prokurorit.

“Nuk është e vërtetë se Thaçi më ka thirrur në telefon. Kam përjetuar një padrejtësi të madhe gjatë këtij procesi dhe kjo ka qenë qasje e përjashtuar dhe ka nxitur hetimin”, kishte thënë ai më tej.

Akuzat për dëmtim multimilionësh të PTK-së

Haxha, ishte akuzuar së bashku me vëllezërit Devolli, kryetarin e Bordit të PTK-së Rexhë Gjonbalaj dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë nga Peja, Ismet Bojku.

Akuzat kundër ish-kryeshefit të PTK-së Shyqyri Haxha dhe kryetarit të Bordit Rexhë Gjonbalaj kishin të bënin me lidhja e kontratave të dëmshme, Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim i Autorizimeve në Ekonomi. Ndërsa akuzat kundër Blerim Devollit, Shkelqim Devollit dhe Ismet Bojku, kanë qenë për mashtrim, lidhja e kontratave të dëmshme, keqpërdorim i besimit, falsifikimi i dokumenteve dhe krim të organizuar.

Ata akuzoheshin lidhur me një kontratë për operatorin e rrjetit mobil virtual (MVNO) të lidhur në mes të PTK-së dhe Dardafon.net dhe transferimin e mëvonshëm të licencës siç thuhej në mënyrë të paligjshme për Dardafon.net në vitin 2008 dhe 2009.

Por, pas një gjykimi të gjatë, të gjitha këto akuza kishin rënë poshtë. Bile, trupi gjykues i udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it, kishte thënë se kjo aktakuzë ishte ngritur krejtësisht e panevojshme sepse sipas tij, nuk kishte asnjë element të veprës penale. Aktgjykimi ishte shpallur në vitin 2013 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

E, Prokuroria nga ana tjetër insistonte se dëmi që kishte pësuar PTK-ja, kalonte vlerën e 200 milion eurove.

Kontrata

Mbi këto dyshime Prokuroria kishte ngritur aktakuzë. Haxha akuzohej se kishte nënshkruar kontratën pavarësisht se kishte qenë ekonomikisht e pafavorshme për PTK-në dhe shkelte obligimet parakontraktuare ndaj Dardafone LLC. Prokuroria pretendonte se Haxha e kishte lidhur këtë marrëveshje duke shkelur obligimet e tij si kryeshef në kushte të presionit që kishte marrë nga jashtë për të nënshkruar marrëveshjen.

“Pasi që z. Haxha ka nënshkruar marrëveshjen me Dardafon.net LLC dhe jo me Dardafon LLC, kjo ka rezultuar me dëmtimin e Dardafon LLC duke tejkaluar 2.500, 00 dhe i ka siguruar Dardafon.net LLC një përfitim material që tejkalon 5.000,00 euro”.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme