LiDL merr statusin e investitorit strategjik, gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro

Gjigandi gjerman i supermarketeve LiDL, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano. 


Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë. Qendra logjistike do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Statusi “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë” do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare, gjatë së cilës pritet të përmbyllen edhe procedurat e shpronësimit nga Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për infrastrukturën tregtare dhe logjistike të Shqipërisë, duke sjellë në vend një nga markat më të njohura në Evropë për cilësinë dhe konkurrueshmërinë e saj.

Prania e LiLD në vend jo vetëm që forcon klimën e investimeve, por edhe ndihmon modernizimin e zinxhirit të furnizimit dhe rrit bashkëpunimin me prodhuesit vendas./BW

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme