“Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë!”- Tubimi i 25-të për largimin e Ramës, profesori i letërsisë: Sa më shumë zemërohet pushteti, aq më e drejtë është kjo protestë

Profesori i letërsisë, Behar Gjoka, ka marrë pjesë në protestën e 25-të radhazi për largimin e kryeministrit Rama, ku ka renditur arsyet pse, sipas tij, qytetarët kanë motive për të dalë në protestë.

“Po filloj nga më e thjeshta, u vendos taksa e arsimit, e përkohshme. Jo vetëm që u kthye në disa vite, por edhe është rritur. Ne paguajmë ujin që nuk është i pastër, paguajmë korrupsionin, paguajmë dhunën, do të thosha, shtetërore.

Nuk ka administratë që ta gjesh në punë. Shpërfillja e qytetarit, mohimi i të drejtës së tyre të përfaqësimit është thelbi i demokracisë. Në këtë kuptim, mendoj se kush ka mundësi duhet t’i dalë për zot vetes, ta dëshmojë atë të drejtë që i është dhunuar”, tha ai.

Gjoka theksoi gjithashtu se përdorimi i ligjeve të posaçme po ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve dhe në të ardhmen e vendit.

“Tani jemi në situatën e shpërdorimit me ligj. Ligjet e posaçme janë ato që po shkatërrojnë Shqipërinë, jetën e qytetarit, të nesërmen, dhe mendoj që, nëse kupa u derdh, nuk e kuptoj se çfarë ka mbetur për të bërë në dëshmimin e kësaj të vërtete”, u shpreh profesori.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se protesta ka rikthyer shpresën te qytetarët dhe se sa më shumë të zemërohet pushteti, aq më e drejtë është protesta.

Profesori i letërsisë, Behar Gjoka: Sa herë kam pasur mundësi kam dalë, sepse unë mendoj se është e vështirë të gjesh shqiptar që nuk ka arsye për të protestuar.

Po filloj nga më e thjeshta, u vendos taksa e arsimit, e përkohshme. Jo vetëm që u kthye në disa vite, por edhe është rritur. Ne paguajmë ujin që nuk është i pastër, paguajmë korrupsionin, paguajmë dhunën, do të thosha, shtetërore. Nuk ka administratë që ta gjesh në punë.

Shpërfillja e qytetarit, mohimi i të drejtës së tyre të përfaqësimit është thelbi i demokracisë. Në këtë kuptim, mendoj se kush ka mundësi duhet t’i dalë për zot vetes, ta dëshmojë atë të drejtë që i është dhunuar. E drejta e fjalës është dhunuar, në kuptimin që flet kryeministri në të gjitha televizionet, por jo qytetari, sepse nuk e ka këtë mundësi.

Kemi një situatë që na përfaqëson një pushtet lokal apo shtetëror, por përfaqëson deri sa merr votat, pas kësaj nuk e di çfarë përfaqëson.

Kemi një situatë ku flitet për ligjshmëri. Tani jemi në situatën e shpërdorimit me ligj. Ligjet e posaçme janë ato që po shkatërrojnë Shqipërinë, jetën e qytetarit, të nesërmen, dhe mendoj që, nëse kupa u derdh, nuk e kuptoj se çfarë ka mbetur për të bërë në dëshmimin e kësaj të vërtete.

Është e çuditshme se si Evropa dhe SHBA-ja nuk e kuptojnë se këtu nuk është çështje Zvërneci apo flamingosh, por dhunimi i të drejtave të pronarëve, i të drejtës së ligjërimit, i ekzistencës. Në këtë kuptim, do të thosha se nëse duam të nesërmen, duhet të luftojmë sot. Duhet të përgjigjemi me të gjitha mjetet…

Në momentin që po mendonim se gjithçka është shuar, kjo protestë zgjoj ëndrrën, shpresën dhe sa më shumë zemërohet pushteti, aq më e drejtë është kjo protestë. E gjitha është një tregues që shqiptarët u ngjallën.

The post “Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë!”- Tubimi i 25-të për largimin e Ramës, profesori i letërsisë: Sa më shumë zemërohet pushteti, aq më e drejtë është kjo protestë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme