Ligji i ri/ Makinat e vjetra duhet të instalojnë katalizatorë të rinj, ja sa kushtojnë ato

Së shpejti pritet që në qeveri të mbërrijë nisma ligjore për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të prodhuara para vitit 2000 që synon të frenojë ndotjen.

Sipas një drafti paraprak, makinat e vjetra duhet të plotësojnë standardin e euro 3 ose euro 4, pra instalimin e katalizatorëve që të emetohet ndotja nga gazrat.

Inxhinieri autoteknik Artur Sulçe shpjegon në një intervistë për Ora News se çfarë do duhet të ndodhe me automjetet e vjetra.

Sulçe: Të gjitha mjetet e vitit 2000 e kanë marmitën katalitike se kanë filluar nga ’92. Mund të mos e ketë pasur në gjendje pune dhe duhet ta kthejë në gjendje pune, ti bëj një servis asaj paisje në mënyrë që emëtimi i gazit nga kjo të jetë brenda kushteve dhe standarteve trë cilat ka vendosur Ministria e Transportit në përputhje me detyrimet ligjore që ka dhe me BE.

Nga ana tjetër paisja katalitike në tregun e lirë në varësi të automjetit, kushton nga 300 në 1000 euro.

Qytetarët shprehen se kostoja për këtë ndërhyrje në automjet është e papërballueshme për ta.

Por inxhinieri Sulçe shprehet se nëse nisma bëhet ligj, ndotja nga automjete do të vazhdojë, pasi cilësia e karburanteve që tregtohen në Shqipëri nuk është e lartë.

Sulçe: Njëkohësisht element tjetër i veçantë do të ishte këtu dhe një kontroll më i rreptë  i karburanteve cilësia e të cilave lë shumë për të dëshiruar në vendin tonë, ne të gjithë e dimë.

Burime bëjnë me dije se para se drafti të mbërrijë në qeveri, fillimisht do ti nënshtrohet një diskutimi të gjerë me grupet e interesit./a.k

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme