Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor shtyhet deri në qershor 2026

Ligji krejtësisht i ri për Këshillin Gjyqësor duhet të përgatitet dhe miratohet deri në qershor të vitit 2026, tha sot zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban.

Megjithëse ligji për Këshillin Gjyqësor duhet të ishte gati deri në qershor të këtij viti, Dereban thotë se ka pasur një vonesë në këtë afat, dhe se vendi mori një periudhë shtesë prej një viti për ta miratuar ligjin.

Megjithëse zgjidhja ligjore është gati, së pari do të duhet të kalojë filtrin në Komisionin Evropian para se të dalë para deputetëve.

“Ligji u përkthye, u dërgua në Komisionin e Venecias, u morën rekomandimet, u përfshinë dhe u zbatuan në zgjidhjen ligjore. Ligji kaloi të gjithë procedurën qeveritare dhe në seancën e fundit të qeverisë u miratua ligji, megjithatë, si kandidatë për anëtarësim në BE, ne kemi një detyrim, dhe me pëlqimin e Qeverisë, Ministria e Çështjeve Evropiane është e detyruar të dërgojë ligjin për mendim në Komisionin Evropian në lidhje me zbatimin e rekomandimeve që kemi marrë nga misioni i vlerësimit. Presim që në një periudhë të shpejtë pasi të na dërgohet të dorëzohet së bashku me vërejtje të caktuara, të cilat do të azhurnohen përsëri me zgjidhjet ligjore dhe do të dërgohen menjëherë në procedurë parlamentare”, tha Alen Dereban, Zëvendësministër i Drejtësisë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme