“Ligji për Gjuhët”, Mickoski: Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe kushtetutën

Gazetar: Suad Bajrami

“Kjo qeveri do të respektojë ligjet dhe kushtetutën pa dallim nëse ato vendime gjyqësore na pëlqejnë apo jo. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Ai tha se nuk ka nevojë politizimi i një vendimi që buron nga Gjykata, dhe se çfarëdo verdikti të marrë gjykata më e lartë në vend, duhet respektuar. Megjithatë, Mickoski nuk e mbylli dritaren kur u pyet nëse ekzistojnë hapësira për ndryshimin apo rinovimin e kësaj materie ligjore.

“Unë nuk dua të besoj se ekziston qytetar në Maqedoni që nuk do të respektojë vendim gjyqësor. Ne jemi shtet i cili bazohet në sundimin e së drejtës.
A mund të përmirësohen ligjet?
Mund të përmirësohen, mund të miratohen ligje të reja. Gjithçka mund të bëhet, por në kuadër, para se gjithash të Kushtetutës, interesit të qytetarëve”, u përgjigj Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Mickoski kërkoi që të mos bëhet presion, dhe verdikti të mos marrë konotacione politike, me paragjykimin e rrezikimit të stabilitetit të qeverisë apo shtetit. Ai ia faturoi këtë çështje, njësoj sikurse edhe VLEN-i një ditë më parë, BDI-së dhe LSDM-së për miratimin e një ligji të tillë. Kreu i Qeverisë tha se të gjitha përgjigjet mbi kushtetutshmërinë e këtij ligji, i tregon qartë Komisioni i Venecias.

“Ligji është dorëzuar në kuadër të Gjykatës Kushtetuese, të presim. Nuk e di pse bëhet kjo trysni. Unë, kuptoj se BDI, njerëzit që 20 vitet e kaluara, kanë robëruar një sërë institucione. Nga të varfër u bënë milionerë, do të tentojnë të manipulojnë një pjesë të bashkëqytetarëve tanë me tema etnike. Madje, disa prej tyre guxuan edhe me tema fetare, të përpiqen të manipulojnë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë.

Micskoski tha se çështjet nuk mund të zgjidhen si në tavolinë suedeze, ndaj vendimet gjyqësore janë vendime gjyqësore, ndërsa vendime politike janë vendime politike. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme