Ndryshimet e Ligjit për Lojërat e fatit kanë arritur në kuvend dhe pritet që të votohen për pak kohë për shkak se procedura do të kalojë me flamurin evropian. Përmes këtij propozimi janë përcaktuar kushte të reja dhe më të ashpra për marrje të licencës për organizimin e lojërave të fatit, përkatësisht, këto objekte do të duhet të jenë së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. Më herët nga Lëvizja Antibixhoz kishin kërkuar që objektet e lojërave të fatit të jenë së paku 3 kilometra larg vendbanimeve, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Ministria e Financave, ndërkaq ka hasur në kundërshtim edhe nga organizatorët e lojërave të fatit, sipas të cilëve, mijëra njerëz rrezikojnë të ngelin pa punë. /Alsat.mk