Ligji për përfaqësim, opozita shqiptare kërkon rishqyrtim

Gazetar: Suad Bajrami

Partitë politike në vend kanë reaguar pasi Alsat publikoi detaje nga propozim-ligji i shumëpërfolur për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do ta zëvendësojë Balancuesin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar. Opozita shqiptare, kundërshton zgjidhen ligjore duke kërkuar rishikim.

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një postimi në Facebook thekson që ligji përbën regres në respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndërsa kërkon që të parashikohen dhe mekanizma dhe kompetenca shtesë me qëllim të realizimit të përfaqësimit etnik.

Çuditërisht, rishikim dhe debat publik kërkon edhe partia e Arben Taravarit, e cila paraprakisht ishte pjesë e Qeverisë dhe rrjedhimisht pjesë e ekipit që kishte hartuar zgjidhjen ligjore.

Deputeti Elmi Aziri i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ngre disa paqartësi rreth procedurës së miratimit të ligjit. Mes tjerash, ai shtron pyetjen nëse deputetët do të kenë mundësi të dorëzojnë amendamente pasi Komisioni i Venecias të jep mendimin e tij.

Ndërkohë nga koalicioni VLEN theksojnë se atë që BDI s’e ka bërë për 22 vjet, do të bëhet javën e ardhshme me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Qeveri. Ky ligj i mbështetur në Amendamentin VI të Kushtetutës, siç theksojnë nga VLEN, e bën përfaqësimin adekuat obligim ligjor dhe institucional, ndërsa institucionet do të detyrohen të sigurojnë përfaqësim të drejtë, pa diskriminim, duke respektuar kompetencën, integritetin, transparencën dhe gjithëpërfshirjen./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme