Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur

Gazetar: Suad Bajrami

BDI-ja thotë se nuk ka negociata me VMRO-DPMNE-në për të siguruar shumicën e Badenterit për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Arbana Pasholli sot përsëriti qëndrimin e opozitës se nuk ka asnjë arsye për të votuar ligjin, ndërsa rikujtoi se kanë dorëzuar amendamente, por shumica parlamentare nuk i ka pranuar.

 “Ne me qëllim që të tregojmë konstruktivitetin tonë për një propozim të një rëndësie kaq të veçantë, propozuam amendamente të cilat jo vetëm që nuk u pranuan, por është hera e parë që unë dëshmoja mbrojtje të një propozim-ligji të cilin VLEN e quajti historik në heshtje. Domethënë, as zëvendëskryeministri Sali, as deputetët e VLEN-it, nuk arritën ta argumentojnë qartë jo për deputetët e opozitës nëse këtë e kanë bezdi, por për qytetarët të dëshmojnë pse ky propozim-ligj është i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet. Në fakt nuk ka asnjë argument të arsyeshëm pse duhet ta mbështesin”, deklaroi Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

Javën e kaluar,  Ligji për Përfaqësim të Drejtë ishte në rend dite, por nuk u vendos në votim. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në një deklaratë për Alsat tha se nuk ka pasur kushte për ta vendosur.

“Në bazë të rregullores, kryetari I Kuvendit vendos kur ka kushte të volitshme. Unë jam ai që jam kryetar kuvendi dhe do të vendosi atëherë kur mendoj se është më së miri të votohet ligji”, tha mw 18 korrik Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Kur është ajo periudhë, kur do ta vendosni për votim.

“Është brenda kësaj kohe që do të vjen”, shtoi Gashi.

Megjithatë, opozita akuzon se shumica parlamentare po tenton ta kontrabantojë ligjin, pasi nuk i ka numrat e shumicës së badenterit dhe pret kohën kur të mungojnë deputetët e opozitës shqiptare.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë premtohet tanimë dy vite, si zëvendësues i Balancuesit, apo veglës softuerike që ka garantuar përfaqësimin e komuniteteve në administratë. Zgjidhja ligjore u miratua në Qeveri në prill të këtij viti, megjithatë opozita e kundërshton ashpër për shkak se ligji bazohet kryesisht në meritokraci dhe nuk parashikon gjoba. /Alsat.mk.

The post Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme