Këshillat Komunal ku opozita maqedonase parlamentare ka shumicë nuk e ka patjetër të përdorë emrin kushtetues, për shkak se Ligji për vetëqeverisje lokale ende nuk ka ndryshuar.
Këtë mbrëmë e vërtetoi edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski i cili kërkoi nga këshilltarët e rinj që ta respektojnë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik dhe në deklaratat solemne të qëndrojë emri Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Në ato deklarata solemne ata thonë se po punojnë sipas Kushtetutës dhe ligjet, ndërsa në këtë rast, ata pa nisur shkelin Kushtetutën dhe kjo nuk është e mirë. Unë mund t’i inkurajoj të punojnë”, tha Milevski.
NDryshe, deklaratat solemne me erin “Republika e Maqedonisë” opozita maqedonase parlamentare i nënshkroi në Këshillin Komunal në Shtip dhe Aerodrom./Telegrafi/