Limaj: Drenasi nuk është bastion i askujt, Xhemajlaj është simbol i ndryshimit

I pari i partisë së Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj menjëherë pas daljes së rezultateve preliminare në komunën e Drenasit, ka falënderuar gjithë qytetarët dhe simpatizantët e Nismës në këtë komunë.

Ky është statusi i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të NISMA-së në Drenas dhe ju qytetarë të Drenasit.

Dua të ju shprehi gjithë mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe kryesisë së NISMA për Kosovën, për gjithë angazhimin dhe punën që keni bërë për këto gjashtë javë, duke dërguar frymën e ndryshimit në çdo lagje e fshat të komunës së Drenasit.

Ju me zemër nuk kursyet as kohën, as energjinë për ta bërë kryetar, Isa Xhemajlin dhe për të sjellur ndryshimin e nevojshëm në Drenas. Pavarësisht vështirësive që u ballafaquat ju përball krejt aparatit shtetëror, ju keni vën vullnetin tuaj për të ndryshuar qeverisjen në Drenas. Ju jeni bartësit e fitores demokratike që për herë të parë ja sollët Drenasit, dhe tanimë Drenasi nuk është bastion i askujt.

Ne me Isa Xhemajlin do të vazhdojmë për ta ndryshuar qeverinë pas disa muajve edhe më të vendosur, edhe më të përgatitur deri në fitore. Kjo punë e juaja ishte një hap i madh drejt qëllimit tonë. Falënderoj të gjithë qytetarët që sot votuan

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme