Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se tashme edhe në Skenderaj mund të thuhet se ka demokraci dhe mendim ndryshe.
Limaj në Kuvendin Zgjedhor të Nismës në këtë komunë ka thënë se Skenderaj nuk është pronë e askujt.
Ai është shprehur i bindur se Nisma si në Drenas ashtu edhe në Skenderaj do të jetë force pretëndente për të marrë drejtimin e këtyre komunave.
“Shteti është për të gjithë jo vetëm për një individ. Skenderaj nuk është pronë e askujt. Ne s’kemi dalë për t’i mundur të tjerët. Kur ka qenë koha për t’i mundur i kemi mundur. Tash jemi forca të ndryshme politike të cilat garojmë me programe tona para qytetarëve”, ka thënë Limaj të shtunën në Skenderaj.
Më tutje, Limaj ka folur për politikat dhe parimet e Nismës.
Partia të cilën ai e drejton tha se nuk beson se me sharje e mashtrime mund të çohet vendi përpara.
“Ne kemi udhëhequr një politike me parime. Ne besojmë në moralin politikë. Pa njerëz të moralshëm nuk mund të ketë politike të moralshme. Ne nuk premtojmë dhe nuk vijmë këtu të shfrytëzojmë nevojat e kërkesat e njerëzve dhe me një premtim t’i mashtrojmë për një kohë të shkurtë. Ne nuk besojmë në atë frymë politike. Detyra për t’i shërbyer vendit nuk trafikohet për një votë. Bashkohuni me ne, nëse na besoni. Nuk ka mundësi me pas rezultat me njerëz që nuk besojnë. Aty ku ka besim ka bereqet”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka ftuar aktivistët e Nismës në Skenderaj që frymën e Nismës ta shtrijnë dhe të mos humbin kohë në gjëra të kota.
E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme pa dallim po i bashkohen Nismës Socialdemokrate në Skenderaj.
Krasniqi ka thënë se në programin e Nismës ka shumë gjera dhe krejt ato janë në shërbim të vendit. Megjithatë, ai ka veçuar tri: Liria, drejtësia dhe solidariteti.
Ish kryetari i Kuvendit ka thënë se rrugëtimi i Nismës ka qenë i vështire, e veçanërisht në rajonin e Drenicës.
“Madje më i vështire ishte në nivel të Drenicës, sepse ata qe qeverisen me Kosovën i frikësuan qytetarët se duke mos qenë në se PDK do ta humbin perspektiven e tyre”, ka shtuar Krasniqi.
Ai është shprehur i bindur se Kosovës i duhet politikat socialdemokrate.
E, kryetari i Nismës në Skenderaj, Bashkim Musliu ka thënë se Nisma po vazhdon të shtrihet në çdo cep të komunës. Sipas tij, gjatë kësaj kohe janë themeluar 16 nëndegë.
Ai është zotuar se pas këtij Kuvendi, Nisma në Skenderaj do të vazhdoj edhe më tej konsolidimin.