Limaj: Hashim Thaçi e bëri skandalin më të madh në Kosovë!

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Hashim Thaçi pas iniciativës për formimin e Ushtrisë së Kosovës e ka shkaktuar një skandal të madh.

“Pos e bëri publike iniciativën për formimin e Ushtrisë, njeriun e parë e njofton kryeministrin e Serbisë, e jo atë të Kosovës. Ky është skandali më i madh që e ka bërë presidenti i vendit”, tha Limaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, pas këtij veprimi të Hashim Thaçit, duke mos e njoftuar kryeministrin e Kosovës, është dashur t’i jepej menjëherë bashkëjetesës në qeverisje.

“Në vend që të thirret ministri, kryeministri, kryetari i Kuvendit, dhe t’u thoshte se kam një informacion, dhe ata të nisnin themelimin e ushtrisë, ai këtë e bëri pa e pyetur askënd”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas Limajt, më rrënues dhe më shkatërrues për shtetin e Kosovës se sa Hashim Thaçi nuk ka njeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme