Limaj nga Prizreni i çon porosi Erdoganit: Askush s’mund ta kërcënojë qeverinë Kosovës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Limaj ka thënë se deportimi i shtetasve turk shpërfaqë më së miri defektet serioze të segmenteve të caktuara të vendit. Limaj ka thënë se Nisma në Kuvend dhe në Qeveri
do të angazhohet në këtë drejtim dhe do t’i shkoj kësaj çështje deri në fund.
Numri dy i qeverisë së Kosovës i ka çuar porosi presidentit turk se askush nuk mund të kërcënojë Kosovën, përveç qytetarëve të saj.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran deh detyre është ta mbrojmë atdheun. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendimet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vazal të një shteti në Kosovë. Porosia ime është që askush dhe asgjë nuk mund ta kërcënoj kryeministrin e Kosovës, përvec popullit. Asnjë shtet dhe asnjë lider nuk mund të na drejtoj kush duhet të qeverisë në Kosovë”, ka thënë Limaj gjatë një tubimi partiak në Prizren.
Limaj ka thënë se presidenti i Turqisë, duhet ta ketë tq qartë se Kosova nuk e shkëmben miqësinë me vazalitet.
“Ne jemi ndier të fyer dhe vlera më e madhe e popullit shqiptarë është mikpritja. Asnjëherë Kosova nuk ka pre në besë dhe nuk ka dorëzuar njerëz sic ka ndodhur ditë më parë dhe kjo nuk është vepër e qytetarëve të Kosovës, por e dyshuar nga agjenda të dyshimta. Kjo që ka ndodhur para dy ditë se ka segmente të cilat duhet të lirohen nga gjenda të panjohura të dyshimta të cilat nuk janë në shërbim të vendit. Ajo që ka ndodhur para disa ditëve nuk do të përmbyllet vetëm më shkarkime. Ne nuk do të ndalemi, por do të hetojmë deri në fund dhe me asnjëherë në Kosovë nuk guxojnë të ndodhin veprime të tilla. Këto veprime nuk përfaqësojnë interesin e Kosovës, por të individëve të caktuar”, ka shtuar Limaj
Ai ka thënë se kjo duhet të sherbeje si mësim për drejtuesit e segmenteve të sigurisë të kenë kujdes, sepse ata janë për t’i shërbyer vendit dhe të punojnë në linjë me ligjin e jo t’i shërbejnë agjendave të panjohura.
“Të tillët nuk do të kenë vend në instituvcionet e Kosovës. Elementët e tillë askush s’do t’i mbrojë edhe ata që i angazhojnë për agjenda individuale”, ka theksuar Limaj.