Limaj: Jemi në krizë politike, t’u hapet rrugë zgjedhjeve!

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova është në një krizë të thellë politike.

Kosova, sipas Limajt, ka një qeveri që po ia kthen shpinën problemeve. “Parlamenti i Kosovës nuk funksionin dhe nuk ka korum as për miratimin e ligjeve”, ka thënë Limaj, për RTK.

Kjo gjendje, tha ai, është shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Andaj, ai shtoi se është e nevojshme të shkohet drejt mocionit të mosbesimit për t’i hapur rrugë vendit për zgjedhje të parakohshme.

“Kjo për me iu dhanë mundësi qytetarëve dhe partive politike për një rifreskim për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë kreu i NISMA për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme