Limaj: Kosova e Shqipëria duhet të heqin të gjitha taksat

Prodhuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë kërkuar eliminimin e barrierave tarifore dhe jotarifore në sektorin doganor, si dhe hartimin e një agjende të specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial.

Këto janë kërkesat e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës, drejtuar qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ata në një tryezë të përbashkët diskutuan lidhur me problemet që sipërmarrjet tregtare të të dy shteteve hasin gjatë aktiviteteve të tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bëri të ditur se nuk do të mungojë mbështetja institucionale për prodhuesit e të dyjave vendeve. Ai tha se për Kosovën dhe Shqipërinë është një lajm i mirë që dy promotorët e dy vendeve po bëjnë presione pozitive në drejtim të zhvillimit të ekonomisë të të dyja vendeve, transmeton kp.

Limaj shtoi se sikurse Qeveria e Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë e kanë për detyrë që të mbështesin krijimin e një partneriteti të fuqishëm të bizneseve, ku theksoi se të dyja vendet duhet të heqin të gjitha taksat.

“Kam parë draftin me kërkesat të cilat kanë klubet e prodhuesve të të dyja vendeve dhe është një moment i mirë që Kosova dhe Shqipëria të japin një shembull ndërmjet vete për heqjen e barrierave dhe hapjen e tregjeve. Ajo çka mund t’iu them unë sot është se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që biznesit tonë t’i jap sa më shumë hapësirë për t’u zhvilluar”, tha ai.

Sipas Limajt, Kosova para 7 vitesh ka pasur një ekonomi prodhuese pothuajse inekzistente, ndërsa theksoi se ky sektor sot ka marrë një hov.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani bëri të ditur se bilanci tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë është 3:1, ku Kosova i eksporton Shqipërisë vetëm 50 milionë, ndërsa kjo e fundit i eksporton Kosovës rreth 150 milionë.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se ka një rritje të shkëmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, Kosova ka 50 milionë euro eksport në Shqipëri, që siç tha ai krahasuar me potencialin, ky është një volum tejet i ulët.

Ai ftoi Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë që të implementojnë marrëveshjet e arritura deri më tash.

Presidenti i Klubit të Prodhuesve Shqiptar, Filip Gjoka, shtroi rëndësinë që ka implementimi i këtyre marrëveshje në shtrimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes për të dyja vendet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme