Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehën në 37-vjetorin e vrasjes së tyre.
“Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 37 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Limaj ka thënë se sakrifica dhe rezistenca e tyre erdhi vetëm pak muaj pas protestave të studentëve, të organizuara asokohe.
Postimi i plotë i Limajt:
Kosova sot i përkujton dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Tahir e Nebih Mehën.
Tahiri e Nebihu ranë heroikisht 37 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe.
Sakrifica dhe rezistenca e tyre erdhi vetëm pak muaj pas protestave të studentëve, të organizuara asokohe.
Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.
Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës.
Lavdi veprës së Tahirit e Nebihut. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!